Apliko për pjesëmarrje në konferencë

LENS dhe KCIC organizojnë konferencën “Të drejtat e njeriut në epokën digjitale” ku do të prezantohet analiza “Sigurimi i privatësisë së votës dhe shënimeve të votuesve”.

Konferenca do të mbahet më 23 mars 2017 (e enjte) me fillim ora 9:30, në hapësirat e Orion Conference Centre, në Prishtinë.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, media dhe institucione vendore dhe do të diskutohet mbi adresimin e cenimeve të privatësisë së votës dhe shënimeve të votuesve. Si dhe do te prezantohet analiza jone e fundit e cila shqyrton praktikat e grumbullimit të informacionit gjatë procesit të zgjedhjeve dhe votimit si dhe cenimet e privatësisë.

Kjo konferencë realizohet si pjesë e aktiviteteve të projektit “Mbrojtja e të drejtave të njeriut në Epokën Digjitale”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes zyrës së BE’së në Kosovë. Projekti ka për qëllim të adresoj cenimet e të drejtave të njeriut, lirive dhe demokracisë, që janë shfaqur apo përkeqësuar në kohën e zhvillimit teknologjik në Kosovë. Projekti ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtave të privatësisë, lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

Nje numer i limituar i pjesemarrezve do te perzgjidhen nga aplikimi online, prandaj nëse jeni të interesuar për të marr pjesë në këtë konferencë, plotesoni formën më poshtë.

Afati i fundit për aplikim është 21 mars 2017 ora 16:00. Do te kontaktohen vetem pjesemarresit e perzgjedhur.