Apliko për pjesëmarrje në Konferencën “Të drejtat e njeriut në epokën digjitale”

LENS dhe KCIC ju ftojnë të aplikoni për pjesëmarrje në konferencën e dytë “Të drejtat e njeriut në epokën digjitale”, ku do të prezantohet analiza “Qasja e sektorit privat ndaj privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale”.

Nëse ju jeni përfaqësues i ndonjë institucioni nga sektori komercial, shoqëria civile ose angazhoheni si aktivist në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe konsumatorit, ju inkurajojmë të aplikoni për pjesëmarrje.

Në konferencë, do të ketë folës dhe përfaqësues nga shoqatat e bizneseve, mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve dhe institucionet që punojnë në ruajtjen e privatësisë në vend.

Mbahet më 14 dhjetor 2016 (e mërkurë), në hapësirat e Orion Conference Center në Prishtinë, me fillim ora 09:30.

Konferenca realizohet si pjesë e aktiviteteve të projektit “Mbrojta e të drejtave të njeriut në epokën digjitale”. Qëllimi i projektit është që të adresojë cenimet e të drejtave të njeriut, lirive dhe demokracisë që janë shfaqur apo përkeqësuar në kohën e zhvillimeve teknologjike. Projekti ka të bëjë me mbrojtën e të dhënave personale, të drejtave të privatësisë, lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

Për shkakun e kapaciteteve të kufizuara të hapësirës ku do të mbahet konferenca, e kemi numrin e limituar të pjesëmarrësve. Për të aplikuar për pjesëmarrje, ju lutemi plotësoni formularin si më poshtë, më së voni deri më 12 dhjetor ora 16:00.

Të  përzgjedhurit do të njoftohen më 13 dhjetor. Nëse gjatë plotësimit të formularit hasni në vështirësi, ju lutem klikoni këtu.

Për çdo pyetje, ju lutem të na drejtoheni në info@ngolens.org