APLIKO për pjesëmarrje në Konferencën Kombëtare “Të drejtat e njeriut në epokën digjitale”

LENS dhe KCIC ftojnë organizatat e shoqërisë civile në Kosovë dhe të intersuarit e tjerë, të regjistrohen për pjesëmarrje në konferencën e parë nga projekti “Të drejtat e njeriut në epokën digjitale”, ku do të prezantohet punimi “Legjislacioni në fuqi mbi mbrojtjen e privatësisë dhe aplikimi.” Ky punim shtjellon kornizën legjislative për mbrojtjen e privatësisë si dhe atë të lirisë së shprehjes, bashkë me sfidat në aplikim.

Konferenca do të mbahet më 6 shtator 2016 (e martë), në hapësirat e Orion Conference Center në Prishtinë, me fillim në orën 09:30.

Në këtë konferencë, do të ketë folës dhe përfaqësues nga institucionet publike relevante të Kosovës, shoqëria civile, ekspertë të fushës dhe mediat.

Numri i pjesëmarrësve është i limituar. Kemi vetëm 12 vende të lira. Prandaj, për të siguruar pjesëmarrjen tuaj, ju lutemi plotësoni formularin si më poshtë, më së voni deri më 22 gusht ora 18:00.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen më 24 gusht, dhe bashkëngjitur do të marrin agjendën dhe materialet tjera për konferencë.

Konferenca realizohet në kuadër të aktiviteteve të projektit “Mbrojta e të drejtave të njeriut në epokën digjitale”. Qëllimi i projektit është që të adresojë cenimet e të drejtave të njeriut, lirive dhe demokracisë që janë shfaqur apo përkeqësuar në kohën e zhvillimeve teknologjike. Projekti ka të bëjë me mbrojtën e të dhënave personale, të drejtave të privatësisë, lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

Nëse gjatë plotësimit të formularit hasni në vështirësi, ju lutem klikoni këtu.

Për çdo pyetje, ju lutem të na drejtoheni në info@ngolens.org