FTESË PËR APLIKIM: Trajnimi “Identifikimi dhe adresimi i cenimeve të të drejtave të njeriut në epokën digjitale”

  • by

LENS dhe KCIC ju ftojnë të aplikoni për pjesëmarrje në trajnimin dy ditor për identifikimin dhe adresimin e cenimeve te të drejtave të njeriut në epokën digjitale. Pjesëmarrësit e këtij trajnimi do të kenë mundësi të mësojnë se si t’i identifikojnë cenimet e të drejtave të njeriut si rezultat i përdorimit të teknologjive digjitale si dhe të njoftohen me punën e institucioneve përkatëse, rregullatorëve, agjencive të pavarura dhe institucioneve private e publike.

Inkurajohen të aplikojnë organizata jo-qeveritare dhe aktivist të pavarur në Kosovë që angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Numri i pjesëmarrësve përmes kësaj ftese të hapur është i kufizuar në 4.

Trajnimi do të mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë, më 22 dhe 23 shkurt.

Për informata dhe pyetje mund të drejtoheni në: info@ngolens.org ose +381 38 74 81 50

Trajnimi realizohet në kuadër të aktiviteteve të projektit “Mbrojtja e të drejtave të njeriut në epokën digjitale” financuar nga BE – ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Qëllimi i projektit është që të adresojë cenimet e të drejtave të njeriut, lirive dhe demokracisë që janë shfaqur apo përkeqësuar në kohën e zhvillimeve teknologjike. Projekti ka të bëjë me mbrojtën e të dhënave personale, të drejtave të privatësisë, lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen përmes e-mailit.

Afati i fundit për aplikim është 20 shkurt 2017, ora 14:00.