FTESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT- Konsulencë

  • by

Organizatat jo-qeveritare LENS dhe KCIC janë duke zbatuar projektin “Mbrojta e të drejtave të njeriut në epokën digjitale”, të financuar nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i projektit është që të adresojë cenimet e të drejtave të njeriut, lirive dhe demokracisë qe janë shfaqur apo përkeqësuar në kohën e zhvillimit teknologjik.

Projekti ka të bëjë me mbrojtën e të dhënave personale, të drejtave të privatësisë, lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

Si pjese e rëndësishme e projektit janë edhe hulumtimet mbi sfera të ndryshme të ndërlidhura me projekt e që mund të përgjithësohen dhe kategorizohen si në vijim:

  1. Legjislacioni i Kosovës që mbulon sferën e privatësisë.
  2. Qasja e sektorit privat në Kosovë ndaj ruajtjes së privatësisë së klientëve.
  3. Sa ruhet privatësia e votës në Kosovë sot – sfidat potenciale të votimit elektronik.
  4. Mediat dhe privatësia – baraspesha në mes të lirisë së medias dhe të drejtës në privatësi.  

Nëse jeni ekspert i njërës apo disa fushave të trajtuara dhe ofroni në çfarëdo mënyrë shërbime këshillimi në këto fusha, ju lutemi të na kontaktoni si më poshtë dhe të kërkoni dokumentacionin për aplikim.

Hulumtimet do të jenë angazhime afatshkurtra.

Afati i fundit për kërkesë

E mërkurë, 21 dhjetor 2016

Afati i fundit për kërkesë të dokumentacionit deri më 21 dhjetor 2016.

LENS

Adresa: Sylejman Vokshi 25 2nd floor Nr 6 10000 Prishtinë

TEL: +381 38 74 81 50

Email: info@ngolens.org

Ueb: www.ngolens.org