FTESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT- Vizualizim i të dhënave

  • by

Organizatat jo-qeveritare LENS dhe KCIC janë duke zbatuar projektin “Mbrojta e të drejtave të njeriut në epokën digjitale”, të financuar nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i projektit është që të adresojë cenimet e të drejtave të njeriut, lirive dhe demokracisë qe janë shfaqur apo përkeqësuar në kohën e zhvillimit teknologjik.

Projekti ka të bëjë me mbrojtën e të dhënave personale, të drejtave të privatësisë, lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

Si pjese e rëndësishme e projektit është edhe vizualizimi i të dhënave që dalin nga projekti. Nëse jeni individ apo kompani e cila specializon në paraqitjen vizuale të statistikave apo informatave tjera ju lutemi të na kontaktoni si më poshtë dhe të kërkoni dokumentacionin për aplikim.

Afati i fundit për kërkesë

E mërkurë, 21 dhjetor 2016

Afati i fundit për kërkesë të dokumentacionit deri më 21 dhjetor 2016.

LENS

Adresa: Sylejman Vokshi 25 2nd floor Nr 6 10000 Prishtinë

TEL: +381 38 74 81 50

Email: info@ngolens.org

Ueb: www.ngolens.org