SI T’I NDALOSH MJETET E KËRKIMIT NË INTERNET QË TË SHFAQIN REZULTATE TË TURPSHME PËR TY.
SA HERË QË KËRKOHET EMRI I TIJ, DEL AJO FOTOGRAFI E BUZËQESHUR E TIJ, ME PENIS TË BËRË SYNET.
Mënyrat për t’u fshehur nga rezultatet e juaja të kërkimit
Në vitin 2014, për ta bërë këtë ende të duhej një avokat. Megjithatë, pasi u vendos presedenti nga rasti Gonzalez, kompania Google e krijoi një formulëtë automatizuar për kërkesa, në bazë të ligjeve për mbrojtje të të dhënave në Evropë.
Meqë Kosova nuk është pjesë e BE-së, qytetarët e saj nuk mund të thirren në vendimin e të “së drejtës për t’u harruar”, por prapë se prapë mund të kërkojnëheqjen e informatave rreth tyre nga mjeti i kërkimit të Google, mbi parimin e përgjithshëm. Mjeti i kërkimit i Microsoft apo Bing, gjithashtu ofron mundësinë e heqjes së përmbajtjeve të dëmshme këtu.
Por para se të nisni procesin e heqjes së informatave personale prej rezultateve të kërkimit, duhet t’i dini së pari disa gjëra:
E DREJTA PËR TË FSHIRË NUK ËSHTË LEJE PËR HEQJE TË PËRMBAJTJEVE QË KANË TË BËJNË ME JUVE, E QË JUVE NUK JU PËLQEJNË.
Në faqen e parë të rezultateve të kërkimit në Google për gjykatësen kosovare Makifete Saliuka del një artikull i vitit 2015 i gazetës “Kosova Sot”, që vë në dyshim emërimin e saj në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Saliuka dhe “Kosova Sot”, e kanë njëfarë historie. Në vitin 2010, KSHMK mbështeti një ankesë nga Saliuka për raportimin rreth një gjykimi që e kryesoi ajo. Një kërkim në uebfaqen e gazetës “Kosova Sot”, i shfaq 31 artikuj ku përmendet gjykatësja, e shumica prej tyre nuk janë aty për ta lëvduar atë. Si duket “Kosova Sot” nuk mundi të harrojë Saliukën, e kështu as interneti.
A duhet gjithmonë të falim e harrojmë?
Vendimi i vitit 2014 nga Gjykata e Drejtësisë nuk ka mbetur pa u kritikuar nga avokuesit e lirisë së fjalës që kanë shprehur shqetësimet e tyre të shumta. Në rastin e biznesmenit spanjoll, kishte kundërargumente që thonin se publiku përfiton nga dijenia se një person i caktuar ka patur probleme me borgje, veçanërisht nëse janë duke menduar që të bëjnë biznes me të.
Aktivistët e mirënjohur për liri të shprehjes, Index on Censorship (Indeksi për Censurë), e kanë etiketuar këtë vendim si të nxituar. Pika më e diskutueshme sipas tyre ishte transferimi i përgjegjësisë (që Index on Censorship menduan se duhet t’i delegohet një organit të përgjegjshëm publik) të një organizate korporatë që nuk ka kurrëfarë obligimi për mbrojtje të të drejtave të njeriut, e as për të vepruar në favor të interesit publik. Ata argumentojnë se ky vendim i mundëson korporatat që të jenë arbitër të informatave publike, e që të vendosin se çka është “jo relevante dhe e pavend”.
E drejta për t’u harruar gjithashtu ka shkaktuar disa incidente problematike. Ishte rasti i një ish-politikani që po përpiqej të zgjedhej përsëri dhe kërkonte që të hiqen linqet e një artikulli që parashtronte hollësi për sjelljet e tij gjatë kohës sa ishte në detyrë. Ishte gjithashtu rasti i një pedofili të fajësuar, që po kërkonte fshirjen e linqeve në faqet kur paraqitej emri i tij.
Pastaj ishte edhe pianisti, Dejan Lazic, të cilit nuk i pëlqeu një pasqyrë që u shkrua për të në Washington Post. Ai iu thirr në “të drejtën për t’u harruar”, mbi bazën se ajo kritikë ishte “shpifëse, keqdashëse, dogmatike, fyese dhe thjeshtë jo relevante për arte”.
Pavarësisht kritikave dhe shqetësimeve për kufizimin e lirisë sonë të shprehjes dhe mediave, prapë se prapë “e drejta për t’u harruar” i ka dhënë shumë njerëzve mundësi për fillim të ri. Po parandalon pornografi hakmarrëse dhe forma tjera të turpërimit të individëve. Hipotetikisht, herën e ardhshme që protagonisti jonë ndërkaq buzëqesh hareshëm, lakuriq e me penis jashtë, ai do të jetë në ambient më intim dhe me shpresë para një audience publike të përbërë prej vetëm një individi. E drejta për të fshirë nuk është leje për heqje të përmbajtjeve që kanë të bëjnë me juve, e që juve nuk ju pëlqejnë.
Foto kryesore: Majlinda Hoxha / K2.0.