Konferenca ndërkombëtare “Për agjendë të përbashkët në të drejtat digjitale”

Lexo më shumë Edin Omanovic Miranda Kajtazi Antoin O Lachtnain Carl Miller Dan Nesbitt Valentina Hvale Pellizer Arife Muji Elena Cibuku

 

Këtë qershor, LENS dhe KCIC do të organizojnë konferencën ndërkombëtare “Për agjendë të përbashkët në të drejtat digjitale”. Më 7 dhe 8 në po të njëjtin muaj, në Sheshin 21 në Prishtinë, konferenca do të sjell prezantime dhe diskutime të rëndësishme për të drejtat digjitale në Kosovë.

Në një vend do të mblidhen folës nga organizata ndërkombëtare si Privacy International, Demos, Digital Rights Irland, Big Brother Watch, organizata vendore dhe pjesëmarrës të tjerë relevant ku do të flitet për implikimet e sektorit publik e atij privat në të drejtat e njeriut si rezultat i zhvillimeve të hovshme teknologjike përmes gjurmimit online, përpunimit të të dhënave digjitale dhe relacionet e krijuara përmes mediave sociale.

Kjo konferencë do të shërbej si vendtakim i akterëve për të diskutuar për të drejtave të njeriut, praktikat dhe mënyrat se si të mbrohen të drejtat e privatësisë, adresimin e cenimeve ndaj shkeljeve si dhe mundësit për bashkëpunim midis organizatave vendëse dhe Evropiane për të dhënë kontributit të përbashkët në të drejtat digjitale.

Pjesëmarrësit dhe penalistët do të kenë mundësi të flasin dhe trajtojnë të drejtat e privatësisë përgjatë sesioneve të diskutimeve që do të mbahen në dy ditët sa do të zgjasë konferenca. Fusha e gjyqësorit, medias, bashkëpunimi midis institucioneve dhe sigurisë së të dhënave do të jenë fokus i sesioneve.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Mbrojtja e të drejtave të njeriut në epokën digjitale”, i cili synon të adresoj cenimet ndaj të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Kosovë të shkaktuara nga progresi i teknologjisë në epokën digjitale. Projekti ka të bëjë kryesisht me mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtave të privatësisë, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias.