Legjislacioni në fuqi dhe aplikimi

Ky punim ka për qëllim të mbledh kornizën ligjore si të mbrojtjes së privatësisë ashtu edhe të lirisë së shprehjes. Përderisa këto kryesisht shihen si koncepte të ndryshme, në të vërtetë ato janë dy anë të së njëjtës medalje. E megjithatë, të dy këto fusha shfaqin karakteristika të veçanta, posaçërisht sa i përket kodifikimit, e që e arsyeton trajtimin ndarazi në këtë punim.

Duke u bazuar në këtë, në pjesën e parë e cila fokusohet tek privatësia, ky punim kryesisht do të adresoj ligjet në vijim si qendër të vëmendjes të kornizës relevante ligjore: Ligjet dytësore të aplikueshme të Bashkimit Evropian, Ligji mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, Ligji mbi Qasjen në Dokumente Publike, Ligji mbi Vëzhgimet Elektronike dhe Ligji mbi Komunikimet Elektronike.

Pjesa e dytë do t’i dedikohet çështjeve të lirisë së shprehjes dhe shtypit dhe t’i analizoj ligjet thelbësore në vijim: Ligji mbi Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë, Ligji Civil Kundër Shpifjen dhe Fyerjes, Ligji mbi Mbrojtjen e Informatorit, Ligji mbi Komisionin e Pavarur për Media dhe Kodi i Mediave të Shkruara të Kosovës.

Përderisa çështja e privatësisë është çështje mjaft komplekse që shkon përtej perspektivës ligjore, në dimensionet kulturore, sociale, dhe politike, në këtë punim do të rishikohet dhe debatohet vetëm perspektiva ligjore, me një pjesë që e bën një vështrim më të afërt të qasjes së palëve të interesit, duke përfshirë aspektin e mundësisë së qasjes së palëve në legjislacion.

 

Gjeni raportin e plotë në Legjislacioni në fuqi dhe aplikimi