Mediat digjitale në Kosovë: Në kontroll të baraspeshës mes lirisë së shprehjes dhe reputacionit

Rritja e mediave digjitale mishëron në vete atë që quhet demokratizimi i lirisë se shprehjes. Ajo nuk sheh kufij informacioni,  që do të thotë se pajtohet që gjithsecili te jetë shkrimtar, transmetues ose botues. Me gjithë këta pjesëmarrës të përfshirë në komunikimin digjital, ka rrezik që një rritje e potencialit të të shprehurit mund të cenoj të drejtën e privatësisë dhe të reputacionit. E drejta e privatësisë në kontekst të këtij studimi përkufizohet si e drejta për të qenë vetëm, dhe i atribuohet mbrojtjes së reputacionit të individëve.

Në Kosovë, liria e shprehjes është një e drejtë kushtetuese, e përkufizuar në pajtim me parimet e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Konventës Evropianë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, nuk është një e drejtë absolute, që do të thotë se të drejtat e njeriut nuk mund të ushtrohen në atë mënyrë që i kërcënojnë të drejtat e tjetrit. Kjo është perspektiva e përgjithshme që ky studim e mbron duke argumentuar se mediat digjitale ne Kosovë gjithnjë e më shumë janë duke u shndërruar në një kërcënim për tu përdorur për qëllime të shpifjes ndaj tjerëve ose për t’i ofenduar ata. Këtë e bën duke e vënë theksin në shpifjen në kontekstin e mediave digjitale e cila si koncept e tërheqë një vijë të hollë mes ligjit dhe praktikës ose gazetarisë së mirë dhe të keqe.

Në fakt, shpifja praqet një kufi mes lirisë së shprehjes dhe të drejtës për privatësi. Pyetja është si këto të drejta reciprokisht përforcuese mund të baraspeshohen.  Do të thotë, në çfarë mase mund mediat digjitale të mbahen përgjegjëse për përdorim të përmbajtjes dëmtuese?  Siç pretendon ky studim, përfundimisht varet nga niveli i dhënies së përgjegjësisë të institucioneve përkatëse dhe integritetit të mediave digjitale. Përderisa legjislatura kombëtare është në favor të lirisë së shprehjes dhe mediave, ajo nuk cakton udhëzime të qarta ose një set përgjegjësish institucionale kur është fjala për rregullimin e mediave digjitale dhe shtypit online. Kjo na sugjeron që disa dispozita dhe rregulla të legjislacionit duhet të amandamentohen për të kërkuar llogaridhënie të veçantë nga ana e Komisionit te Pavarur për Media (KPM) për të mbikëqyrur përmbajtjet online, duke pasur parasysh që për momentin ajo mbetet kryesisht e parregulluar.

Në praktikë, siç tregojnë gjetjet kryesore, mediat dhe autoritetet gjyqësore vlerësohen si jo-efektive në kërkimin e përgjegjësisë nga mediat për prodhimin e përmbajtjes së dëmshme. Autoritete rregullatorë janë në një masë të anshme dhe kane mungesë të kapaciteteve njerëzore dhe financiare për te ushtruar autoritetin e tyre monitorues për te kontrolluar dhe t’u ndërroj mendjen mediave digjitale nga dëmtimi i reputacionit te individëve. Kur sistemet rregullatorë ose të llogaridhënies nuk punojnë me efikasitet, duhet të jetë detyrë e gjyqësorit për të baraspeshuar lirinë e shprehjes dhe reputacionin. Megjithatë, për të dhëne vendime gjyqësore pas një padie, gjyqësorit i mungon dijenia dhe vetë-iniciativa për të gjykuar nëse reputacioni i një individi është dëmtuar, duke u bazuar në një gjyqësor i cili është shumë më tolerant ndaj lirisë së  shprehjes.

Në mungesë të mekanizmave efektive llogaridhënëse, sjellja e mediave digjitale është mjaft shqetësuese. Siç tregojnë gjetjet kryesore, ka mungese te pavarësisë dhe integritetit të mediave digjitale. Në Kosovë, ka vështirësi për të mbajtur standardet e etikës së gazetarisë. Në një situatë të pafavorshme ekonomike, përfitimet financiare konsiderohen me prioritet për mediat digjitale në mënyre që të mbijetojnë dhe t’i avancojnë përfitimet nga reklamat. Sigurisht, kjo e vendos Këshillin e Mediave dhe Asociacionin e Gazetarëve në vështirësi kur është fjala për mbrojtjen e reputacionit e individëve në kurriz të lirisë së shprehjes, tani qe ata nuk e kanë më mbështetjen financiare që ata dikur merrnin nga ndërkombëtarët. Nevoja që ata të bëhen të vetë-qëndrueshëm është më e rëndësishme se kurrë, dhe rritjes së përpjekjeve të  tyre për mbajtjen përgjegjës dhe edukimin e mediave digjitale në lidhje me shpifjen dhe fyerjen.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu: Mediat digjitale në Kosovë Në kontroll të baraspeshës mes lirisë së shprehjes dhe reputacionit