Njoftohuni me folësit kryesor të konferencës ndërkombëtare

Lexo më shumë Edin Omanovic Miranda Kajtazi Antoin O Lachtnain Carl Miller Dan Nesbitt Valentina Hvale Pellizer Arife Muji Elena Cibuku

 

 

Më 7 dhe 8 qershor nga ora 9:00, do të nis konferenca ndërkombëtare “Për agjendë të përbashkët në të drejtat digjitale” do të mbahet në Sheshin 21 në Prishtinë.  Realizohet si pjesë e aktiviteteve të projektit “Mbrojtja e të drejtave të njeriut në epokën digjitale” zbatuar nga LENS dhe KCIC, i mbështetur nga Komisioni Evropian përmes zyrës së BE në Kosovë dhe i bashkë-financuar nga Friedrich Ebert Stiftung zyra në Prishtinë.
Ngjarja për dy ditë do të sjell në një vend folës nga organizata ndërkombëtare, organizata vendore si dhe pjesëmarrës të tjerë relevant ku do të flitet për implikimet e sektorit publik dhe privat në të drejtat e njeriut si rezultat i zhvillimeve të hovshme teknologjike përmes gjurmimit online, përpunimit të të dhënave digjitale dhe relacionet e krijuara përmes mediave sociale.
Ju mund të njiheni me disa nga folësit që do të flasin dhe prezantojnë në lidhje me temën e konferencës:

1. Edin Omanovic, njërin nga folësit. Ai do të përfaqësoj organizatën Privacy International me bazë në Londër. Privacy International angazhohet për të drejtën e privatësisë në të gjithë botë, avokon për ligje të forta nacionale, regjionale dhe ndërkombëtare të cilat mbrojnë privatësinë, kryen hulumtime për të nxitë ndryshimet e politikave, angazhohet për të ngritur vetëdijen për teknologjinë dhe ligjet të cilat e vendosin në rrezik privatësinë për të siguruar që publiku është i informuar dhe i angazhuar.


2. Miranda Kajtazin. Ajo do të përfaqësojë shkollën Universitare për Ekonomi dhe Menaxhment të Lundit. Departamenti i informatikës i këtij universiteti përpiqet për t’u njohur si institucion lider në fushën e informatikës dhe si qendër e hulumtimeve.

Shiko: http://www.lunduniversity.lu.se


3. Antoin O Lachtnain. Është nga Irlanda dhe prezanton punën e Digital Rights Ireland, organizatë e cila angazhohet për të mbrojtur të drejtat themelore të privatësisë përmes gjykatave në nivelin Nacional dhe Evropian si dhe nëpërmjet aktivizmit qytetar. Digital Rights Ireland avokon për internet të hapur dhe liri të shprehjes, si dhe angazhohet për ndryshime të legjislacionit për të drejtat autoriale dhe të pronës intelektuale në epokën e internetit. Shiko: https://www.digitalrights.ie


4. Karl Miller prezantohet nga shoqata DEMOS me bazë në Britani të Madhe. Për më shumë se 20 vjet DEMOS angazhohet për të kontribuar në debatin publik me aktivitete dhe hulumtime origjinale me mision për të afruar politikën më afër qytetarëve. DEMOS interesohet për fuqinë: si funksion dhe si të shpërndahet më barabarësish në shoqëri dhe se duke besuar në vendimet që marrin qytetarët për jetët e tyre në zgjidhjen e problemeve nga poshtë-lartë.

Shiko: https://www.demos.co.uk


5. Big Brother Watch do të përfaqësohet nga Dan Nesbitt i cili do të fletë për cenimet e të dhënave dhe si të kërkojmë/ushtrojmë të drejtat tona.

Big Brother Watch angazhohet që t’i mbajë llogaridhënës ata që dështojnë të respektojnë privatësinë, minojnë sigurinë online ose dështojnë të mbrojnë të dhënat personale. Organizata me bazë në Londër bënë fushatë për të siguruar që privatësia individuale dhe liritë civile të mbrohen në epokën digjitale nga qeveria, autoritetet publike dhe bizneset.

Shiko: https://bigbrotherwatch.org.uk


6. Valentina Hvale Pellizer nga platforma virtuale One World, një tjetër folëse gjatë konferencës.

Platforma One World është një hapësirë virtuale që internet e përdorë si mjet ndërlidhës për shpërndarjen e informacioneve. Është e fokusuar në tre fusha: të drejtat në internet; të drejtat e grave; dhe teknologjinë transformuse. Valentina gjatë konferencës do të ndaj me pjesëmarrësit ndërprerjet e të drejtave digjitale dhe të drejtave të grave.

Shiko: https://oneworldplatform.net


7. Folëse në konferencën ndërkombëtare “Për agjendë të përbashkët në të drejtat digjitale” do të jetë edhe Arife Muji nga organizata Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë është qendër e pavarur për politika të hulumtimit e themeluar në Prishtinë – Kosovë. QKSS është e dedikuar në zhvillimin e sektorit të sigurisë dhe reformave në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Ajo në mënyrë aktive promovon parimin e qeverisjes së mirë, integritetin dhe elasticitetin.

Shiko: http://www.qkss.org


8. Elena Cibuku. Përgjegjëse për administrim, menaxhim dhe mbrojtjen e rrjetit të brendshëm nga ndërhyrjet e huaja dhe zhvillimin e projekteve të ndryshme online në platformat CMS. Do të jetë folëse në konferencën ndërkombëtare më 7 dhe 8 qershor.

Elena është e angazhuar në Pro Code Developers në Shqipëri dhe është kompani e bazuar në zhvillimin e projekteve digjitale kryesisht online si ueb faqe dhe aplikacione.