Raportet e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

  • by

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke pasur status të pavarur, ka përgjegjësinë ligjore për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.

Këshilldhënia organeve publike dhe private, marrja e vendimeve për ankesat e paraqitura, inspektimet dhe kontrollet, informimi i publikut, si dhe promovimi e përkrahja e të drejtave themelore për mbrojtjen e të dhënave personale janë pjesë e fushëveprimtarisë kryesore në kuadër të misionit të Agjencisë.

Në këtë mënyrë Agjencia dëshiron të sigurohet që të drejtat e çdo individi për privatësi të mbrohen gjatë përpunimit të të dhënave personale.

Bashkëpunimi ndërkombëtar lidhur me çështjen e mbrojtjes së të dhënave personale është pjesë e rëndësishme e misionit të përhershëm të Agjencisë, duke ditur prioritetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për integrime evropiane

Visioni

Me qëllim të përmbushjes së misionit të saj, sipas strategjisë së aprovuar, Agjencia synon të realizojë këto objektiva: Harmonizimin e plotë të kornizës ligjore me Acquis Communautaire të BE-së; Ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë; Mbikëqyrjen e ligjshmërisë së përpunimit të të dhënave përmes inspektimeve dhe kontrolleve; Thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punëve me organet dhe institucionet tjera, si dhe me mekanizmat dhe institucionet ndërkombëtare, me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të së drejtës së mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë; Ngritjen profesionale të personelit të Agjencisë, funksionalizimi i plotë i strukturës organizative si dhe sigurimi i hapësirave shtesë të punës; Fushatën njoftuese dhe ndërgjegjësuese për opinionin publik përmes aktiviteteve përkatëse; Mbajtjen e takimeve, konferencave; Bashkëpunimi rajonal dhe nënshkrimi i marrëveshjeve me karakter rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale; Regjistrimin e të gjitha sistemeve të dosjeve të institucioneve publike dhe private.

 

Raporti Vjetor 2015