Raportet e Avokatit te Popullit

  • by

Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (nenet 132-135) Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) përcaktohet si kategori kushtetuese, përkatësisht si institucion i pavarur kushtetues.1 Avokati i Popullit mbikëqyr, promovon dhe mbron të drejtat dhe liritë themelore të personave fizik dhe juridik nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike, institucioneve dhe personave apo autoriteteve tjera të cilët ushtrojnë autorizime publike në Republikën e Kosovës (më tej: autoritetet publike) si dhe krijimin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT).2 Po ashtu, Avokati i Popullit përfaqëson mekanizmin e barazisë i cili promovon, monitoron dhe mbështet trajtimin e barabartë pa diskriminim në bazat e përcaktuara me Ligjin për barazi gjinore dhe Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi.3 Sipas Kushtetutës, Avokati i Popullit ka një ose më shumë zëvendës,4 ndërsa Ligji për Avokatin e Popullit përcakton se IAP përbëhet nga: Avokati i Popullit, pesë (5) zëvendës të Avokatit të Popullit dhe personeli i IAP-së.5 Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 28 maj 2015, ka miratuar pakon e ligjeve bazike për të drejtat e njeriut: Ligji nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit, Ligji nr. 05/L-020 për barazi gjinore dhe Ligji nr. 05/L-021 për mbrojtjen nga diskriminimi. Këto ligje janë dekretuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës më 15 qershor 2015, janë botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës (GZRK), nr. 16 më 26 qershor 2015 dhe kanë hyrë në fuqi më 13 korrik 2015. Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën plenare të mbajtur më 2 korrik 2015, ka zgjedhur Avokatin e ri të Popullit, z. Hilmi Jashari, me mandat pesëvjeçar.

 

Reportet:

Avokati i popullit – Raporti_Vjetor_2015_

Avokati i Popullit – Raporti Vjetor 2016