Sa din internet për ty

Interneti është bërë kanali më i shpejt dhe më i lirë për të komunikuar. Sasi të mëdha të të dhënave gjeneron çdo minutë, përmbajte tekstuale, fotografi, video, të dhëna personal, etj.

Por, a e din cilat të dhëna i ruajnë ueb faqet në internet? A ke dëgjuar për cookies? A e di se çka ndodh me të dhënat tuaja personale dhe si shfrytëzohen ato? A din ku t’i adresohesh dhe si të kërkosh të drejtat  në rast të keqpërdorimit të të dhënave A i ke rregullu parametrat e privatësisë?

Të martën më 11 korrik, nga ora 11:00, në qendër të Gjilanit, eja dhe mëso në pikën informuese për të drejtat digjitale. Njofto ekspertët tanë të cilët do të ju tregojnë përmes disa shembujve se sa din interneti për ju dhe do të ju këshillojnë se si mbroni të dhënat personale.

Aktiviteti “Sa din interneti për ty” është pjesë e projektit “Mbrojtja e të drejtave të njeriut në epokën digjitale”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE’së në Kosovë.  Qëllimi i projektit është që të adresojë cenimet e të drejtave të njeriut, lirive dhe demokracisë që janë shfaqur apo përkeqësuar në kohën e zhvillimeve teknologjike. Projekti ka të bëjë me mbrojtën e të dhënave personale, të drejtave të privatësisë, lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.