Të dhëna të lira – Praktikat e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale nga sektori privat

Pothuajse çdo aktivitet i yni gjeneron të dhëna, komunikimi ynë elektronik, transaksionet bankare, shënimet e mjekut, e madje edhe preferencat tona kur bëjmë blerjet e përditshme, të gjitha kur grumbullohen mund të japin mjaftueshëm informata që një modelim matematikor ose algoritëm, të mund të na ndërtoj profilin tonë, në funksion të pyetjeve dhe kurreshtjes së shitësve. Për këtë arsye industria private, çdo ditë e më shumë interesohët për atë se kush janë konsumatorët e saj, duke grumbulluar kështu informata personale për t’i njohur ata.

Ky punim shtjellon trajtimin e të dhënave personale nga sektori privat, në funksion të ruajtjes së privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Mbulon sektorët që më së shpeshti trajtojnë të dhëna të ndjeshme, tek të cilat edhe rreziku i shkeljes së të së drejtës së privatësisë është më i madh; analizon qasjen e institucineve financiare (bankare), ofruesve të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, kompanive të sigurimit, atyre të telekomunikimeve dhe ofruesve të shërbimeve mediale, për të parë midis tjerash procedurat për pajtueshmërinë (me rregullativat).

Punimi ilustron procedurat e trajtimit dhe përpunimit të të dhënave personale, sasinë e të dhënave që i grumbullon sektori privat, si dhe procedurat për t’i adresuar cenimet e privatësisë.

Punimi jep një pasqyrë se si grumbullohen dhe trajtohen të dhënat personale nga sektorin privat në Kosovë, si dhe adreson shfrytëzimet që ngrisin më së shumti shqetësime në politikat publike, qështjet e ngritura, që ndërlidhen me përpunimin e të dhënave personale; implikimet me mbledhjen, ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave personale; përputhshmërinë e operatorëve me rregullativat në vend, si dhe të këtyre të fundit me direktivat dhe normat ndërkombëtare.

 

Raporin e plotë mund ta gjeni këtu: Të dhëna të lira- Praktikat e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale nga sektori privat